Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës kanë nisur punën 40 gjyqtarët serbë, të dekretuar nga presidenti Hashim Thaçi.
Për shkak të kushteve teknike, orari i tyre i punës ishte më i shkurtër.
Kryetari i kësaj Gjykate, Nikolla Kabashiq, thotë se u duhen së paku 10 ditë për të funksionuar plotësisht.
Ndërkohë, deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka ngritur një shqetësim. Ai thotë se është vërtetuar se gjyqtarët dhe prokurorët serbë nuk u betuan njëjtë me gjyqtarët e tjerë.
Në deklaratën e nënshkruar nga ta, në asnjë vend nuk është përmendur Republika e Kosovës e as Kushtetua.
Dekretimin e 40 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve serbë, Presidenca e Kosovës e ka cilësuar si zbatim të plotë të marrëveshjes për drejtësi të arritur në Bruksel, më 10 shkurt 2015.
-
Gjyqësori në veri po zbaton ligjet e Kosovës
-
Gjyqësori në veri i gatshëm të gjykojë me ligjet e Kosovës
-
Dekretimi i gjyqtarëve serbë me “betim neutral”
-
Gjyqtarët në veri nesër dekretohen nga Thaçi, por punën s’dihet kur e nisin
-
Më shumë se 20 serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë dhe Gjykatën e Mitrovicës