Gjykata Themelore e Pejës, të hënën para mesnate, ka rrezikuar të digjet po të mos kishte qenë intervenimi i zjarrfikësve të Pejës, për të shuar zjarrin që e kishte përfshirë njërën prej zyrave në katin përdhes.
Disa pajisje dhe inventar i djegur të nxjerra para derës së hyrjes së objektit dhe kundërmimi shkrumbues, që ndihej jashtë, lënin të kuptohej se zjarri ka qenë goxha i madh dhe të mos ishte shuar shpejt gjykata ishte dashtë të kërkojë hapësira të tjera për të vazhduar punën. Hyrja në gjykatë të martën ishte bllokuar për të gjithë, për shkak të zjarrit që ishte dhe rrymës që nuk kishte në tërë objektin. E rryma dyshohet të ketë qenë shkaktar i zjarrit të shfaqur në zyrën e menaxhimit të lëndëve civile, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti, konfirmoi se të hënën rreth orës 23:15, zjarri ka kapluar një pjesë të përdheses së objektit të Gjykatës Themelore në Pejë. Zhuti konfirmoi se zjarrfikësit dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë rryma, por siç tha Zhuti, ekspertët e zjarrit të zjarrfikësve dhe policisë kanë bërë hetimet të cilët, sipas saj, do të dalin me raportin e tyre përfundimtar lidhur me këtë rast.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Nga zjarri në Gjykatën e Pejës dëmtohen disa dokumente për të burgosurit, fatmirësisht gjenden në arkiv
-
Digjet një pjesë e objektit të Gjykatës Themelore në Pejë, lëndët kanë shpëtuar
-
Prokuroria po e heton si të qëllimshëm zjarrin në Spitalin e Pejës
-
Spitali i Pejës: Zjarri u vu qëllimshëm nga një person i maskuar
-
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të teknologjisë informative