Gjykata Themelore e Prizrenit ka prezantuar sot raportin vjetor të punës së saj për vitin 2017. Kryetari Ymer Hoxha me këtë rast tha se është zvogëluar numri i lëndëve të bartura, të kryera për vitin 2017.
Gjykata Themelore në Prizren
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo|
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017 |
Lëndë të ardhura gjatë vitit 2017 |
Gjithsej. lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2017 |
Lëndë të kryera gjatë vitit 2017 |
Lëndë të mbetura në fund të vitit 2017 |
|
29283 |
31957 |
61240 |
43643 |
17597 |
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Suharekë
|
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017 |
Lëndë të ardhura gjatë vitit 2017 |
Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2017 |
Lëndë të kryera gjatë vitit 2017 |
Lëndë të mbetura në fund të vitit 2017 |
|
17175 |
8217 |
25392 |
17521 |
7871 |
Gjykata Themelore në Prizren Dega në Dragash
|
Lëndë të trashëguara në fillim të vitit 2017 |
Lëndë të ardhura gjatë vitit 2017 |
Gjithsej, lëndë në punë deri në muajin dhjetor 2017 |
Lëndë të kryera gjatë vitit 2017 |
Lëndë të mbetura në fund të vitit 2017 |
|
1361 |
3095 |
4456 |
3061 |
1395 |
Këto tabela janë tregues i rezultateve të reformave të cilat janë ndërmarrë në gjykatën Themelore të Prizrenit si dhe degët e saj Suharekë dhe Dragash gjatë vitit 2017.
Edhe pse gjykatat vazhdojnë të veprojnë me kapacitete të kufizuara, efikasiteti i gjyqtarëve gjatë vitit 2017 në përqindje ka qenë - Gjykata Themelore e Prizrenit me 136.57%, dega e saj në Suharekë me 213.23%, dhe ajo në Dragash me 98.90%, që është dëshmi e përkushtimit të stafit të Gjykatës Themelore në Prizren së bashku me degët, tha ai.
Statistikat e lëndëve të Gjykatës Themelore të Prizrenit, siç tha ai, i rëndon më tepër Divizioni i Kundërvajtjes, ndërsa lëndët me peshë, si ato të Departamentit për Krime të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm Penal dhe Civil, ka arritur që numri i këtyre lëndëve të zvogëlohet dukshëm.
Sipas kryetarit të kësaj gjykate, gjykatat vazhdojnë të kenë nevojë edhe për gjyqtarë shtesë, për bashkëpunëtorë profesionalë, për përkthyes, për rritjen e numrit të stafit administrativ, në atë mënyrë që të shtohet niveli i efikasitetit kësaj gjykatë.