Agjencia Kosovare e Privatizimit bën të ditur se ka pranuar një aktvendim të lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës me të cilën mundësohet përmbyllja e procesit të likuidimit për PRZ030 Ndërmarrja Shoqërore “Ndërtimi” me seli në Prizren.
Agjencia, në pajtim me Ligjin, më parë ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për aprovim të Raportit Përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për këtë NSh, ndërsa Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes këtij Aktvendimi e ka aprovuar këtë Raport Përfundimtar dhe ka dhënë leje për mbylljen e procesit të likuidimit për NSh-në e lartcekur, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi rrjedhojë pas Aktvendimit të fundit të DhPGjSK-së numri i NSh-ve për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 16.