Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës (DHPGJSK) ka lejuar përmbylljen e procesit të likuidimit për MIT004 KB “Bujku” me seli në Skenderaj, njofton Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
AKP-ja ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovimin e raportit përfundimtar dhe lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për KB “Bujku”.
Njëkohësisht, Gjykata ka caktuar një afat prej 21 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ankesa eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt AKP-ja do t’ua dërgojë institucioneve relevante, siç parashihet me Ligjin e AKP-së.
Ndryshe, numri i ndërmarrjeve shoqërore për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit ka arritur në 38.
-
“Njoftim për fillimin e likuidimit – NP Bar Bilje dhe KZB Bashkimi”
-
Njoftim për ndërmarrjen e vendosur në likuidim – aseti Stacioni i Veterinës
-
U vonohet 20 përqindëshi punëtorëve të 33 ndërmarrjeve të privatizuara
-
AKP shpall shitjen e radhës SHAL 74
-
AKP fton për ofertim me 25 qershor, 98 prona në shitje në gjithë Kosovën