Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë të luftës, deri në përfundimin e procedurës penale, raporton KTV.
Në arsyetimin e këtij aktvendimi, që e ka siguruar KTV-ja, ndër të tjerash thuhet se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Agim Çekut, Ramë Gashi.
Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj 12 personave, anëtarë të Komisionit Qeveritar për verifikimin e veteranëve.
Të akuzuar për mashtrim me lista të veteranëve të UÇK-së janë, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbim Demaliaj, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku dhe Smajl Elezaj.
-
S’pezullohen pensionet e 19 mijë veteranëve të luftës
-
Gjykata e refuzon pezullimin e pensioneve për 19 mijë veteranët
-
Gucati: Po të ndaleshin pensionet e veteranëve do të kishte reagime të ashpra
-
OVL e UÇK-së paralajmëron trazira nëse gjykata vendos për pezullimin e pensioneve
-
Gjykata ia kthen pas prokurorisë aktakuzën për pensionet e veteranëve