Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata në Beograd ia kthen Prokurorisë aktakuzën kundër Mehmetajt për plotësim

Gjykata e Lartë në Beograd ia ka kthyer Prokurorisë aktakuzën kundër kosovarit Nezir Mehmetaj për plotësim. Dhe, është hera e tretë që ndodh kjo.

Prokuroria e Serbisë ka ngritur aktakuzë ndaj Mehmetajt para një muaji, por tashmë asaj i është kthyer për plotësim, njoftoi Kossev të mërkurën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria ka ngritur aktakuzën me pretendimin se Mehmetaj ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 në fshatin Rudicë të Klinës.

Mehmetaj është arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Avokatët mbrojtës të Mehmetajt, kanë thënë se kjo është hera e tretë që Gjykata ia kthen Prokurorisë lëndën për plotësim, për t’ia dhënë edhe një shans për mbledhje të provave që nuk i ka e as që ekzistojnë.

Ditë më parë, ministri i Drejtësisë i Kosovës, Selim Selimi, përmes një letre ka kërkuar tashmë nga ish-shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, që ta përdorë fuqinë diplomatike që të bindë Serbinë ta kthejë në Kosovë Nazir Mehmetajn.