Arbëri

Kosova kërkon nga BE-ja të ndikojë te Serbia që ta kthejë Mehmetajn

Kosova kërkon nga BE-ja të ndikojë te Serbia që ta kthejë Mehmetajn

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një letre ka kërkuar nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, që ta përdorë fuqinë diplomatike që të bindë Serbinë ta kthejë në Kosovë Nazir Mehmetajn që akuzohet në Serbi për krime lufte.

Mehmetaj ishte arrestuar më 3 janar në pikëkalimin kufitar në Merdare dhe që nga ajo kohë është në paraburgim. Në letrën e tij, Selimi ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të ndikojë për të ndërprerë “mundimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj qytetarëve tanë me procedura të tilla të kundërligjshme që u mohojnë atyre të drejtën e tyre për gjykim të drejtë dhe të paanshëm”.