Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” për Saimir Tahirin.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Gjykatës masën e sigurimit “ndalimi daljes jashtë shtetit” për ish ministrin dhe bllokimin e pasaportës së tij.
Kërkesa iu drejtua Gjykatës dhe u pranua nga ana e saj. Tahiri ndodhet në hetim nga Prokuroria, psi emri i tij është përmendur në dosjen e Prokurorisë Italiane të Katanias gjatë përgjimeve të bandës së Habilajve, ku pjesa më e madhe e tyre janë arrestuar.
Ish-ministri Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë në fund të nëntorit, ku qëndroi për disa ditë. Në atë periudhë pas autorizimit të Parlamentit, gjykata vendosi kontroll banese, por jo bllokim të pasaportës për Saimir Tahirin.
Gjatë dëgjesës në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, prokurorët e Krimeve të Rënda u shprehën se i ndruheshin daljes jashtë shteti të Saimir Tahirit dhe prishjes së provave. Por më pas në Gjykatë, prokurorët nuk kërkuan bllokimin e pasaportës, duke e lënë të lirë deputetin të lëvizë sipas dëshirës.
-
Vendimi i Gjykatës për Tahirin s’u pëlqen as mbrojtjes e as prokurorisë
-
Gjykata vendos “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin
-
Apeli shfuqizon masën ndaj Tahirit që i ndalonte daljen jashtë vendit
-
Gjykata konfirmon ndalimin e Saimir Tahirit
-
Gjykata konfirmon ndalimin për të dalë jashtë të ish-ministrit, Saimir Tahiri