Mësimdhënës të Komunës së Fushë-Kosovës, të cilët nuk ishin futur në listën e pagave në shtatorin e vitit të kaluar e kanë gjetur një mënyrë tjetër për të marrë rrogat. Ata e kanë paditur Komunën dhe vendimi është pozitiv për ta, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dhjetë mësimdhënës të cilët ishin angazhuar në fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018 kanë marrë deri tashti vetëm tri paga. Të tjerat Komuna nuk kishte arritur t’ua siguronte.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Islam Shabani, thotë se vetëm po e presin vendimin edhe në formën zyrtare dhe pagat do t’u paguhen të gjitha... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Artikuj të ngjashëm
-
53 mësimdhënës të Fushë-Kosovës nuk kanë marrë rroga që nga shtatori
-
Fushë-Kosova s`ka buxhet për honorarët e mësimdhënësve
-
Pas pritjes trevjeçare, 22 mësimdhënës hyjnë në listën e pagave
-
Më shumë se 20 mësimdhënës jashtë listës së pagave në Fushë-Kosovë
-
Dhjetë mësimdhënës prej shtatorit punojnë pa paga