Shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, mori pjesë në liturgjinë fetare të Pashkëve ortodokse në manastirin e Banjskës në Kosovë.
Me këtë rast, ku pjesëmarrës ishin edhe pjesëtarë të Listës Serbe, Gjuriqi dërgoi porosinë e paqes dhe dashurisë për të gjithë njerëzit qëllimmirë, e në veçanti “popullit serb i cili me përpjekje të mëdha po tenton të mbijetojë në Kosmet”, raporton "Tanjug".
“Serbia gjithmonë do të jetë pranë popullit të saj në Kosovë e Metohi. Ne serbët jemi pak në numër, por popull i guximshëm dhe liridashës”, tha ai, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se serbët do të mbijetojnë në Kosovë.
“Do të mbijetojmë dhe do që qëndrojmë këtu në Kosovë e Metohi. Ne dimë, si Serbi, që të mbrojmë popullin tonë në KeM, sepse këtu për më shumë se një mijë vjet këtu ndërtohet identiteti i tërë popullit serb. Është ndërtuar në të kaluarën, ndërtohet sot dhe të jeni të sigurt se do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, tha Gjuriqi.
-
Gjuriq: “Në Kosovë e Metohi” është ndërtuar e po ndërtohet identiteti serb”
-
Gjuriqi sot sërish në Kosovë
-
Gjuriq: Lista Serbe, mbrojtëse dhe simbol i shtetit serb në Kosovë
-
Gjuriq u thotë serbëve të Kosovës të këmbëngulin që 7 për qind e të punësuarve atje të të jenë serbë
-
Gjuriq: Kushdo që dëshiron të formojë qeverinë në Kosovë, duhet të trokasë në derën e Listës Serbe