Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriqi me Selakoviqin, takim me Listën Serbe në veri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dhe sekretari i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Nikolla Selakoviq, do të takohen gjatë ditës së sotme në Mitrovicë të veriut me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi nis në orën 15:00 në amfiteatrin e Fakultetit të shkencave teknike në Mitrovicë, është thënë nga zyra për Kosovën, transmeton Koha.net.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje porositi se nuk do të ketë asnjë zgjidhje të fshehtë për Kosovën dhe se qytetarët do të jenë të informuar.