Beograd, 15 shkurt – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ua ka uruar serbëve të Kosovës Ditën e Shtetësisë së Serbisë, që përputhet me datën e sotshme, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
“Qytetarët tanë në Kosovë e Metohi, qendrën e Serbisë së Vjetër, duhet të theksojnë me mburrje përkatësinë shtetit serb dhe që me durim të punojnë për fuqizimin e ndikimit të tij institucional, politik dhe ekonomik”, citohet nga mediat serbe urimi i Gjuriqit.
“Serbia kryengritëse e Karagjorgjes u lind në saje të ndërgjegjes së ruajtur me shekuj dhe të themeleve të fuqishme të shtetit dikur të fuqishëm të Nemanjiqve mbi të cilat u ngrit godina e shtetit të ri. Ato themele ishin dhe janë në Kosovë e Metohi dhe që atëherë askush e asnjëherë nuk mund t’i zhvendosë” citohet të jetë shprehur Gjuriq, jo pak provokues, në urimin e tij drejtuar serbëve të Republikës së Kosovës.
-
Gjuriq: Serbia s’do ta njohë Kosovën as tërthorazi dhe as drejtpërsëdrejti
-
Gjuriq: Lista Serbe, mbrojtëse dhe simbol i shtetit serb në Kosovë
-
Gjuriq u thotë serbëve të Kosovës të këmbëngulin që 7 për qind e të punësuarve atje të të jenë serbë
-
Gjuriq: Kushdo që dëshiron të formojë qeverinë në Kosovë, duhet të trokasë në derën e Listës Serbe
-
Cinizmi i Gjuriqit: Kur dhe kë ka provokuar Serbia