Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka deklaruar se ekziston një trend i kriminalizimit në veriun e Kosovës.
Sipas tij, shpesh potencohet problemi i kriminalitetit në veri.
“Kushdo që ka kryer krimin duhet të jetë përgjegjës, qoftë serb apo shqiptar”, u tha Gjuriq gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes së rolit të Milan Radojiçiq në Kosovë.
Ai tha se Radojiçiq “merret me biznes”.
“Unë e takova atë dhe e pashë në disa raste, nuk e di saktësisht se çfarë jeni të interesuar për punën e tij. Unë nuk jam një adresë që është përgjegjëse dhe e detyruar të japë këtë lloj përgjigje. Përsëris të gjitha insinuatat që vijnë si për punën e tij ashtu edhe për dikë tjetër, kushdo që është fajtor duhet të jetë përgjegjës. Nëse nuk ka prova, ai nuk e meritonte të bëhej fushatë kundër tij”, tha Gjuriq për Insajder, përcjell ksp.
-
Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim
-
Gjuriq pretendon se dy ambasada të Serbisë u kërcënuan nga shqiptarët
-
Gjuriq fajëson Kosovën për situatën në veri
-
Gjuriqi i prerë: Në Washington Serbia do të negociojë vetëm rreth ekonomisë
-
Gjuriq: Bashkëpunimi ekonomik mes Beogradit e Prishtinës i domosdoshëm për normalizim