Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëherësh nënkryetar i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Marko Gjuriq, ka thënë se barrikadat e sotme paraqesin “sulm ndaj serbëve të këtushëm, pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, si dhe të drejtën e tyre për të votuar”.
Ai këto komente i bëri gjatë tubimit elektoral të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) sot në Leposaviq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi kuptuar veç tjerash se nëse ministri Aleksandër Vulin do të vije në Kosovë do të arrestohet. Në këtë mënyrë qarqet politike në Prishtinë janë duke dëshmuar vetëm frikë nga mbështetja e serbëve të Kosovës që kanë për kryeministrin e tyre Aleksandër Vuçiq”, tha mes tjerash Gjuriq, raporton KP.
Përveç tij, në këtë tubim po marrin pjesë edhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie, Nikolla Selakoviq dhe Branisllav Gashiq, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie si nga Kosova, ashtu edhe Serbia.
Ndryshe, përkundër paralajmërimeve të kryeministrit serb dhe kryetarit të SNS-së, Aleksandër Vuçiq për pjesëmarrje në këtë tubim, ai deklaroi mbrëmë se nuk do të vijë në Kosovë sepse nuk i pranon kushtet e Kosovës.