Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuriq: Kosova të zbatojë marrëveshjet e Brukselit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot është takuar me shefin e UNMIK-ut Zahir Tanin dhe me këtë rast ai ka theksuar se Beogradi dëshiron zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Brukselit, para së gjitha të atyre që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave serbe dhe themelimin e tij pa shtyrje, transmeton Koha.net.

Ata, siç përcjell tanjug, kanë folur për situatën politike e të sigurisë në Kosovë dhe për perspektivën e dialogut Beograd- Prishtinë.

Gjuriq e ka falënderuarTanin UNMIK-un për “zbatim të përpiktë të statusit neutral të UNMIK-t dhe për mbrojtjen e popullit serb në Kosovë” duke theksuar “rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave pronësore të serbëve për ta bërë të suksesshëm kthimin e të shpërngulurve dhe mbetjen e serbëve atje”.