Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se nuk sheh asgjë të mirë në nderimin që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i ka bërë aktivistes serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, duke i dhuruar asaj “Hartën e Artë të Kosovës”.
Madje Gjuriq duke përmendur të zhdukurit e luftës, ka thënë se ata janë vrarë nga “duart e atyre që sot dhurojnë ato çmime”.
“Ajo Hartë e artë duhej të ndryshohej dhe t‘i dhurohej familjeve të të rrëmbyerve dhe të zhdukurve, fati i të cilëve nuk dihet ende dhe që janë vrarë nga duart e atyre që sot i ndajnë ato çmime”, ka thënë Gjuriq, transmeton KP.
Artikuj të ngjashëm
-
Kandiq: Deklarata e Paunoviqit tregon se ideologjia e spastrimit etnik nuk është braktisur
-
Kandiqi ngre dyshime për një varr masiv në Pasuljanske Livade
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve
- Një regjim në këmbë për një kriminel lufte
-
Gjuriq pretendon se serbët në Kosovë përballen me margjinalizim