Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjuha malazeze, e njohur ndërkombëtarisht dhe me kod

Komiteti i Bibliotekës së Kongresit të Washingtonit e ka njohur gjuhën malazeze dhe Mali i Zi e ka marrë kodin e gjuhës ndërkombëtare, është kumtuar nga Biblioteka Kombëtare e Malit të Zi.

Biblioteka "Djurdje Crnojević" nëntë vjet më parë kërkoi kodifikimin e gjuhës malazeze dhe njohjen e gjuhës në kuadër të standardit ndërkombëtar ISO dhe këto ditë kërkesa ditë është miratuar, njofton n1, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Mali i Zi ka marrë kodin ndërkombëtar për gjuhën malazeze brenda standardeve ndërkombëtare ISO. Të premten (e shkuar) ne u informuam se Komiteti i bashkuar Këshillimor ISO 639 e ka miratuar kërkesën e Bibliotekës Kombëtare të Malit të Zi. Shenja e gjuhës malazeze do të jetë CNR, emërtimi në anglisht dhe frëngjisht Montenegrin, e në origjinal gjuha malazeze në latinisht dhe cirilike. Tabela në ISO do të përditësohet në javët në vijim ", tha drejtori i bibliotekës Bogiq Rakoçeviq.

Me këtë, sipas fjalëve të tij, u konfirmua se gjuha malazeze nuk është një variant i gjuhës serbe, por kjo është gjuhë që e ka identitetin gjuhësor.

"Kjo është një tjetër gjë shumë e rëndësishme për rrumbullakimin e entitetit malazez, për shkak se me këtë akt Komiteti Washington nuk e ka njohur vetëm ekzistencën e gjuhës malazeze, por edhe ka konfirmuar se gjuha malazeze nuk është një variant i gjuhës serbe siç flitej deri vonë. Pra, kjo është njohje e gjuhës”, tha Rakoçeviç.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare deklaroi se kodifikimi ndërkombëtar është i rëndësishëm për kodimin dhe katalogizimin e librave.