Sekretari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar deklarimet e ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila sot tha se Kosova nuk i ka kryer detyrat e saj për t’u pranuar në Bashkimin Evropian.
Gjoshi ka shkruar se këto deklarime janë me prapavijë, pasi që sipas tij, Gërvalla po mundohet ta paraqesë liberalizimin e vizave “si një sukses të Qeverisë Kurti dhe jo si karotë për lëshimet që priten në dialogun me Serbinë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se kushtet për procesin e liberalizimit të vizave janë plotësuar në Qeverinë Thaçi.
“Deklarata e ministres së jashtme, Donika Schwarz, se Kosova nuk i ka kryer detyrat e saj dhe nuk duhet të fajësohet BE-ja është me prapavijë. Shwarz po mundohet ta paraqesë liberalizimin e mundshëm të vizave si një sukses të Qeverisë Kurti dhe jo si një karotë për lëshimet që po priten në dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen finale”, ka shkruar tutje.