Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjobitjet mandatore - në funksion të vetëdijesimit të ndotësve

Komuna e Ferizajt bazuar në udhëzimin administrativ 14/2015 nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nisur një aksion për mbrojtjen e ambientit dhe shqiptim gjobash ndaj atyre që hedhin mbeturinat vend e pa vend. Këtij aksioni i është bashkuar edhe Policia e Kosovës, ndërkohë që qëllimi kryesor është që qytetarët të vetëdijesohen për ta mbrojtur mjedisin.

Aplikimi i gjobave mjedisore po shihet si një nevojë për parandalimin e ndotjes së mjedisit, andaj brenda këtij viti inspektorët e Komunës së Ferizajt vazhdimisht do të bëjnë inspektime të tilla dhe do të shqiptojnë gjoba mandatore.

(Më shumë sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.