Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjobë Greqisë për dhunën ndaj të burgosurve shqiptarë, sa përfitojnë viktimat

Greqia nuk ia ka dalë dot mbanë për mbrohet në Strasburg lidhur me rastet kur shte4tas shqiptarë kanë humbur jetën në “duart” e tyre apo të jenë dhunuar.

11 denoncimet e bëra nga shtetas shqiptarë dhe bullgarë, janë pranuar nga Gjykata e Strasburgut. Ata janë ankuar ndaj Greqisë, për keqtrajtim nga ana policisë greke më 13 prill të 2013-ës. Sipas tyre policia e ECAM në prani të prokurorit i dhunoi duke përdorur elektroshok.

Gjykata vendosi të dënojë shtetin grek, për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

Disa ditë më vonë të burgosurit u ankuan te Prokurori i Grevenas për përdorimin e dhunës dhe elektroshokut kundër 31 të burgosurve, dhunës fizike dhe verbale. Media greke dikastiko.gr shkruan se ata i detyruan të burgosurit të ecnin në gjunjë dhe duke i poshtëruar të zhveshur.

Në lidhje me rastin u bë edhe një hetim paraprak, ndërsa përfundimi i së cilës hidhte poshtë pretendimet e të burgosurve për dhunë. Në nëntor të 2014-ës Prokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë u shpreh i bindur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dhënë një gjykim. Muajin në vijim edhe Apeli mbështeti përfundimin e zyrës së Prokurorit.

Edhe Maqedonia duhet t’i paguajë 9.000 euro dëmshpërblim personit transgjinor Kuriozitet Maqedonia duhet t’i paguajë 9.000 euro dëmshpërblim personit transgjinor

Të burgosurit u identifikuan me hematoma dhe shenja të qarta dhune në trup. Ekspertiza zbuloi se 11 nga të burgosurit u keqtrajtuan nga efektivat e ECAM, të cilët u njoftua papritur për t’u marrë më një revoltë në burg. Qeveria u përpoq të justifikonte dhunën me argumentin e rritjes së sigurisë në burg.

Ajo ç’ka cilësohet si më e keqja, sipas Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është fakti se nuk u bë asnjë hetim efektiv nga prokuroria apo edhe policia në lidhje me rastin. Për këtë arsye kjo gjykatë e dënoi Greqinë për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro dhe 1500 për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.