Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjithçka rreth shitjes së “veturës më të famshme” të Kosovës

Për 22 mijë e 500 euro është shitur vetura më e famshme në Republikën e Kosovës. Audi Q7 e ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, nga e shtuna është pronë e biznesmenit nga Peja, Lulzim Kastrati.

Çmimi i volitshëm dhe të qenët simpatizues i veturave, sipas Kastratit, e kanë shtyrë atë ta blejë Q7-shin e Komunës së Prishtinës, që thotë se do ta përdorë për nevoja personale, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se i vjen mirë që vetura ka qenë e ish-kryetarit Mustafa, dhe që paratë do të shkojnë për bamirësi.

Ndërsa, ai ka mohuar se blerjen e ka bërë për t’i ndihmuar Shpend Ahmetit në mbajtjen e premtimit.

Menjëherë pas shitjes, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se shitja e Q7-shit duhet të shërbejë si mesazh që makina të tilla të mos blihen më me para publike.

Në Shtëpinë e Ankandeve – Kosova thonë se vetura është shitur në çmimin minimal të caktuar nga Komuna e Prishtinës.

Vetura Audi Q7, e cila për tre vjet e gjysmë qëndroi në garazhin e komunës, ishte blerë për 76 mijë euro në vitin 2011 nga pararendësi i Ahmetit, Isa Mustafa.

Ndërkaq, ndaj pronarit të ri të saj, biznesmenit Pejan, Lulzim Kastrati, në vitin 2013 Prokuroria Themelore në Pejë, kishte ngritur aktakuzë për ndërmjetësim në marrje ryshfeti nga inspektori i ATK-së, Besnik Binakaj, për çka më vonë të dy ishin shpallur të pafajshëm.