Komuna e Prishtinës, përmes Shtëpisë së Ankandeve, ka shitur Audi Q7-shin.
Veturën që Komuna e kishte blerë për 76 mijë euro në kohën sa kryetar ka qenë Isa Mustafa, është shitur trefish më lirë. Çmimi më i lartë që ka dhënë një blerës ka qenë 22 mijë e 500 euro.
Që kur e mori mandatin, në dhjetor të vitit 2013, Shpend Ahmeti nuk e ka përdorur asnjëherë këtë veturë. Audi Q7, me vit të prodhimit 2011, motor 4.2 dizel - me tërheqje katërrotëshe dhe vetëm 75 mijë kilometra të kaluara, sipas drejtuesve të ankandit, është e gatshme për shitje.
Megjithëse nuk kanë saktësuar destinimin, në Komunë thonë se të gjitha paratë nga shitja e veturës do të ndahen për qëllime bamirëse.
Vetë Ahmeti, në prill të këtij viti, kishte njoftuar se vetura do të dalë në ankand me një çmim fillestar prej 31 mijë eurosh.
Beteja e Shpend Ahmetit për ta shitur veturën e blerë nga pararendësi i tij, kishte filluar ende pa u zgjedhur kryetar, me arsyetimin se një kryetari të komunës nuk i duhet një veturë aq luksoze me shpenzime të mëdha.
-
Audi Q7-shi i Komunës shitet trefish më lirë se sa që ishte blerë
-
Ndiqeni “live” ankandin për shitjen e Audi Q7 të Mustafës
-
Ahmeti mund ta mbajë tash premtimin që e kishte dhënë 3 vjet e gjysmë më parë
-
Audi Q7 e Komunës në ankand më 17 qershor
-
Audi Q7 e ish-kryetarit të Prishtinës Isa Mustafa mund të shitet deri më 8 maj