Përplasjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje të cilat shpërthyen me publikimin e bisedës në Viber të deputetes Aida Dërguti nuk janë të bazuara në ideologji. Ato, sipas ish-aktivistit të kësaj lëvizjeje, Rron Gjinovci, po bëhen për pushtet.
Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se e sheh këtë si luftë mes Dardan Molliqajt e Albin Kurtit. Sipas tij, Kurti e sheh Molliqajn si kërcënim për partinë.
“Luftë për pushtet dhe s’ka lidhje me ideologji. Ajo që unë mundem ta vërej, kështu është puna. Molliqaj nuk e ka pushtetin që e ka pas deri para një viti... Albini qe një kohë është t’u u marrë me organizatën dhe e ka pa se kjo është kërcënim për Vetëvendosjen. Këtu kanë hyrë në luftë për t’i treguar secili muskujt e vet”, ka thënë ai.
-
Molliqaj thotë se anëtarët e VV-së po viktimizohen, Aliu e akuzon për shpifje
-
Dërguti: Vetëvendosje më shumë më shau mua, se Thaçin
-
Molliqaj: VV po lufton për pushtet, Kurti s’merr vesh në sondazhe
-
Konjufca optimist për pajtim në Vetëvendosje, sfidon Molliqajn në debat
-
Ashpërsohet gjuha e të pakënaqurve në Vetëvendosje