Aktivisti Rron Gjinovci deklaroi se me arrestimet e serbëve, qytetarët serbë në Kosovë do të kenë më pak presion nga strukturat kriminale.
Ai deklaroi në Konfrontin e KTV-së të enjten se me lirimi i sulmuesve të gazetarëve dhe të KFOR-it do të jetë i vështirë për shkak se siç tha ai, “ato janë dokumentuar mirë në pamje”.
“Pas arrestimeve që kanë ndodhur, për sulmin ndaj gazetarëve...do t’i bëjë atë (serbët) tjerët të mendojnë dy herë për të operuar lirshëm në veri dhe do ta kenë më vështirë t’u bëjnë presion qytetarëve serbë”, tha ai.
Sipas Gjinovcit, me takimin e sotëm tri palëve në Bruksel do të dëshmohet që problemi është Serbia, e nuk janë serbët e Kosovës.