Viti 2018 do t’i bëj me ujësjellës 28 fshatra të Gjakovës.
Kryetari i zgjedhur i Gjakovës, Ardian Gjini, në Rubikon të KTV-së është zotuar se do ta kryejë projektin e ujësjellësit dhe do ta trajtojë problemin e ujërave të zeza.
“Ajo që do të ndodhë në 2018-ën është përfundimi i projektit të ujësjellësit të Rekës së Keqe. Janë 28 fshatra që do të lidhen me ujësjellës. Kur vjen puna te kryetari i komunës, nuk do të vonohet as edhe një orë ai projekt. E di cila është problematika dhe ndoshta do t’i lë një ose dy rrugë pa i kryer, por do ta kryej atë ujësjellës se është e pafalshme të vazhdohet kështu”, ka thënë ai.
Gjini ka thënë se projektet e mëdha duhet të kryhen menjëherë pasi janë asete të mëdha për komunën e Gjakovës.
-
Gjini: Do ta vazhdojmë punën për ta bërë Gjakovën qytet ku ia vlen të punohet e jetohet
-
Kandidatët e AAK-së inspektojnë vendpunishte e premtojnë projekte të reja
-
Gjini premton projekte të mëdha për Gjakovën, Haradinaj thotë se të dielën ka festë në këtë komunë
-
Gjini: Projekti “Koncepti i tre lumenjve” po merr formë, nis faza e fundit e punimeve në Gjakovë
-
Gjini premton kanalizim për çdo fshat në Gjakovë, Latifi përkujdesje për të moshuarit në Rahovec