Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjini: Është lajm i mirë lehtësimi i masave

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se siç është paraparë me masat e Qeverisë, shkollat në këtë komunë janë hapur sot.

Sipas tij, në izolim janë shtatë nxënës dhe shtatë mësimdhënës.

Ai  në Interaktiv të KTV-së ka thënë se është lajm i mirë lehtësimi i masave.

“Në këtë fazë jemi në rregull. Komuna e Gjakovës i ka të gjitha kapacitetet për mbikëqyrjen e masave. Nuk kemi pas probleme as në të kaluarën. Edhe tani i kemi të gjitha kapacitetet ta mbikëqyrim situatën. Ka edhe bashkërendim me nivelin qendror dhe lokal”, ka thënë ai.

Gjini tutje ka shtuar se edhe në shtabin komunal për COVID është i pranishëm drejtori i spitalit rajonal. Ai ka thënë se ditët më të vështira i kanë pasur në gushtin e vitit të kaluar, porse që nga atëherë gjithçka është e menaxhueshme.

Sipas tij, edhe numri i pacientëve nuk është afër limitit të shtretërve.

Edhe Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë: Mijëra familje sot pa rrymë, e kjo rrugë në mëshirë të fatit tash e sa vjet Zgjedhjet 2026 1 muaj më parë Gjini nga rruga Dollc-Gjakovë: Mijëra familje sot pa rrymë, e kjo rrugë në mëshirë të fatit tash e sa vjet

Gjini ka folur edhe procesin e vaksinimit, duke shtuar se kanë pasur më shumë se 300 vaksinime dhe nuk ka pasur problem për vaksinim.