Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani shënon Ditën Ndëkombëtare të Ujit

Nën moton “Uji është jetë...”, sot në Gjilan me debat publik është shënuar Dita Ndërkombëtare e Ujit, nga ku është apeluar te qytetarët për një sjellje sa më të përgjegjshme ndaj këtij komponenti të pazëvendësueshëm jetësor në tokë.

Debatin e ka orhanizuar Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Hidromorava”, në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku ka marrë pjesë edhe kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, është thënë se të gjithë duhet të jemi sa më të kujdesshëm në përdorimin e ujit, sepse rëndësia e tij është e barabartë me jetën tonë në këtë planet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muhamet Suliqi, drejtor i Kompanisë Rajonale të Ujit “Hidromorava”, ka nënvizuar faktin e patjetërsueshëm se uji është një burim i shenjtë dhe i shtrenjtë i jetës, prandaj edhe duhet ta kursejmë maksimalisht.