Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, me disa donatorë gjermanë, kanë vizituar fabrikën për përpunimin e drurit ‘Palma’. Ata janë interesuar për kapacitetet prodhuese, kualitetin e prodhimit dhe mundësinë e investimit në fusha të ndryshme prodhuese.
Haziri në fjalën e tij gjatë vizitës në këtë fabrikë, pasi ka përmendur rëndësinë e investimeve të huaja për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e të punësuarve, shtoi se Gjilani ka fuqinë punëtore, ka profesionalizëm, porse i nevojiten investime
Investitori gjerman Dr. Axel Eckart, i cili është udhëheqës i kompanisë EMCP AG, e cila ka perfeksion minierat dhe prodhimin ne fusha te ndryshme, dha sinjale pozitive për fillimin konkret të investimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Haziri u premton bizneseve ndihmë për të marrë mbështetje ndërkombëtare
-
Veseli: Kosova ka patriotë, shtet, sovranitet e integritet por i mungon ndërmarrësia e fuqishme
-
Haziri kërkon dinamikë më të madhe nga drejtorët komunalë për realizimin e projekteve të mëdha
-
Në Panairin e Gjilanit tregohet interesim i madh i punëkërkuesve
-
“12 shtete interesohen për bashkëpunim me Gjilanin