Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me American Advising Center – EdUSA Kosovo, me qëllim që të krijojnë parneritetin për Akademinë EducationUSA të mësimdhënësve dhe ofrimin e trajnimit “Këshillim për studime në SHBA dhe bursa” për mësimdhënësve të Komunës së Gjilanit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Haziri dhe përfaqësuesja e American Advising Center – EdUSA Kosovo, Liri Sylaj Kadriu, janë dakorduar që të ofrohen informata për studimet në SHBA, këshillime akademike për nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të studiojnë në SHBA si dhe testime dhe burime për studimet në SHBA, transmeton Koha.net.
Trajnimi është i akredituar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për Zhvillim Profesional dhe Lincencim të Mësimdhënësve parauniversitar dhe do të zgjas nga 1 shkurt 2019 deri më 31 dhjetor 2019.
-
Haziri shpreson në implementim të marrëveshjeve edhe pas zgjedhjeve në SHBA
-
Haziri: S’kemi përvojë e as kapacitete teknologjike për të ndërtuar arsim online në Kosovë
-
Gjilani miraton Librin për menaxhimin e financave publike dhe Kodin e etikës komunale
-
Në Gjilan certifikohen 50 të rinj për shkathtësi biznesi
-
Haziri kërkon dinamikë më të madhe nga drejtorët komunalë për realizimin e projekteve të mëdha