Komuna e Gjilanit ka nënshkruar sot marrëveshje të mirëkuptimit me organizatën Save the Children – Kosovë, për përmirësimin e gjendjes së grupeve të margjinalizuara të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali dhe agjiptas, sikurse edhe fëmijëve me nevoja të veçanta.
Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka bërë të enjten kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu.
Kjo marrëveshje nënkupton implementimin e programit me kohëzgjatje katër vjeçare për mbështetjen për këto grupe, duke u realizuar përmes Drejtorisë së Arsimit, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësisë për të Drejtat e Njeriut.
Haziri e ka falënderuar organizatën Save the Children për mbështetjen në këtë program të rëndësishëm, për një kujdes të veçantë dhe mbështetje sa më të madhe për fëmijët e komunitetit RAE dhe ata me nevoja të veçanta.
Ndërkaq, drejtori i Save the Children, Ahmet Kryeziu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e drejtpërdrejt të tij në të gjitha pozitat lokale e qendrore, duke thënë se kjo ka bërë që Gjilani të jetë një ndër komunat e para për realizimin e programeve të vazhdueshme në mbështetje të njerëzve në nevojë.
-
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kulturore për Komunitete në Gjilan
-
Në Gjilan nis projekti “Fëmijët shpëtojnë jetë”
-
Haziri dhe Klubi Rotarian Gjilani pajtohen për zhvillimin e programeve të përbashkëta komunitare
-
Haziri e Demiri nënshkruajnë memorandum për zhvillimin e infrastrukturës në bujqësi
-
Gjilani memorandum mirëkuptimi për trajnimin e mësimdhënësve në “Këshillim për studime në SHBA dhe bursa”