Komiteti për Gjeodezi, Kadastër e Pronë (KGJKP) ka miratuar propozim-vendimin për caktimin e një lokacioni për groposjen e kafshëve të ngordhura, që, siç ka thënë Refik Shala, kryesues i kësaj trupe komunale, është kërkesë e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, për të gjitha Komunat e Kosovës, si njëra nga masat e fushatës për vaksinimin masiv të gjedheve për mbrojtje nga sëmundja gungore e lëkurës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Shala ka kërkuar nga KGJKP që t`i përgjigjet pozitivisht këtij propozim-vendimi dhe të hapet rruga për procedurat tjera, deri në realizimin e këtij projekti, i cili nuk duhet të ketë asnjë ndikim negativ në ambient.
Komiteti i ka rekomanduar Kuvendit Komunal që të miratojë vendimin për ndarjen e këtij lokacion, me sipërfaqe prej 20 ari (2.000 m/2).
-
Ndalohet importi i gjedheve nga një zonë në Francë, shkak përhapja e sëmundjes së lëkurës
-
AUV-i me KFOR-in diskutojnë për gjendjen me derrat në Kllokot: Zhvarrosja paraqet rrezik
-
Komuna e Lipjanit sprapset pas ankesave për lokacionin ku groposeshin kafshët
-
Banorët e katër fshatrave në Lipjan e Shtime iniciojnë peticion kundër groposjes së kafshëve
-
Kundërshtohet me protestë groposja e kafshëve në afërsi të shtëpive