Komuna e Gjilanit dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava, kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për realizimin e projektit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit për fshatrat Bilinicë, Verbicë e Kmetocit, Vrapqiq, lagjen Porodin, në anën e djathtë të rrugës qarkore Gjilan Prishtinë, dhe vlera e investimit është rreth 300 mijë euro, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu, ka thënë se kjo marrëveshje është në funksion të bashkëpunimit dhe mbarëvajtjes së punimeve në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në këto lokalitete, ndërsa ka bërë të ditur se këto vendbanime asnjëherë nuk janë furnizuar me ujë të pijes dhe domosdoshmëri ka qenë rregullimi i ujësjellësit.
Drejtori I KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë investim dhe njëkohësisht ka bërë të ditur se në këto lokalitete prioritare ka qenë prej kohësh ujësjellësi sepse asnjëherë nuk ka pas zgjidhje për këtë problem.
-
Zvarritet projekti për ndërtimin e ujësjellësit në disa vendbanime të Gjilanit
-
Në Gjilan nisin punët për rrjetin e ri të ujësjellësit
-
Banorët e fshatit Verbicë e Kmetovcit kërkojnë nga komuna ndërtimin e sistemit të ujësjellësit
-
Disa lagje në Gjilan mbesin pa ujë shkaku i dëmtimit të gypit kryesor
-
Gjilani po i bën përgatitjet e fundit për hapjen puseve të reja