Qeverisja lokale e Gjilanit planifikon t’i rrënojë një sërë objektesh komunale me qëllim ndërtimin e objektit të ri për Administratën komunale, për të gjitha drejtoritë dhe departamentet brenda një objekti, ku qytetarët të mund marrin shërbimet e tyre në një vend, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për këtë shkak planifikohet që të rrënohet objekti ku është e vendosur zyra e kryetarit të Gjilanit, ndërtesa ku janë të vendosura disa drejtori afër lumit Mirusha si edhe rrënimin e objektit të ish-burgut. Të gjitha këto objekte gjenden në qendër të qytetit.
Ndërsa Qeverisja lokale deklaron se nuk ka një kosto se sa do të kushtojë ndërtimi i objektit të Administratës së re. Mirëpo në planet e investimeve publike për vitet 2012-2015 hartuar nga ish-qeverisja e kaluar parashihej që ndërtimi i objektit të Administratës të kushtojë 2 milionë e 500 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qytetarët e opozita në Gjilan kundërshtojnë prerjen e drunjve për projektin 18-milionësh
-
Demjaha: Vetëm 30% e Planit Zhvillimor të Prishtinës është zbatuar, nivel i turpshëm
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
Hyseni: I kemi nisur 11 projekte kapitale në vlerë mbi 1 milion euro, i përfundojmë në mandat të dytë
-
Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën