Komuna e Gjilanit ka nisur me ciklin e dëgjimeve publike për hartimin e buxhetit për investimet në vitin fiskal 2018 që është duke u organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Drejtoria e Buxhetit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se me dëgjimet buxhetore po pretendohet që kërkesat e qytetarëve të inkorporohen në planifikimin buxhetor për investimet publike në vitin 2018.
Debate i parë është mbajtur në fshatin Zhegër ku kanë qenë pjesëmarrës edhe qytetarë nga fshatrat për rreth dhe debati i dytë është mbajtur në fshatin Velekincë gjithashtu me pjesëmarrje edhe të lagjeve dhe lokaliteteve rreth Velekincës.
Kërkesat kryesore të banorëve në debatin në Zhegër dhe Velekincë kanë qenë për investime në infrastrukturë publike.
Gjatë ditëve në vijim janë të paraparë të mbahen edhe një numër i dëgjimeve buxhetore në Malishevë, Cërnicë, Përlepnicë, Livoç, Bresalc, pastaj edhe me grupe të interesit, takime me komunitetet dhe dëgjime të tjera të cilat do të përmbyllen me dëgjimin buxhetor.
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
Murseli i LDK-së: Për 6 vjet në Gjilan nuk është përmbyllur asnjë investim i madh kapital
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Komisioni për Buxhet përfshin buxhetet e Prishtinës dhe Shtimes, refuzohen rreth 80 amendamente të opozitës
-
Komisioni për buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj