Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjilani e Vitia kërkojnë intervenimin e nivelit qendror në lumin Morava

Autoritetet komunale të Gjilanit dhe Vitisë kanë kërkuar nga niveli qendror që të merret me pastrimin e shtratit të lumit Morava.

Naser Korça, drejtor i Shërbimeve Publike , ka thënë se kjo kërkesë bazohet në faktin që ky lumë nuk kalon vetëm nëpër Gjilan, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Morava kalon nëpër shumë qytete dhe bart mbeturina të ndryshme. Ne kemi projektin për pastrimin e lumenjve dhe përroskave, mirëpo ende nuk e kemi lidhur kontratën, sepse lënda është në ankimim dhe derisa të zgjidhet kjo lëndë ne nuk mund të bëjmë asgjë. Për momentin si të nënshkruhet kontrata ne do të fillojmë me pastrimin e lumenjve”, ka thënë ai.

Sipas tij, me rregullimin e shtratit të lumit do të duhej të merrej Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mirëpo një gjë e tillë, sipas tij, nuk ka ndodhur.

Kurse Nexhmedin Jakupi, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Vitisë deklaron se ata kanë bërë pastrimin e lumit “Morava”, mirëpo, sipas tij, problemi i ndotjes së lumit nga mbeturinat është aktual. Ai thotë se komuna nuk ka mjete buxhetore që të implementojë projekte të cilat do të parandalonin që mbeturinat të mos qarkullonin në lumë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.