Me rastin e 27-vjetorit të Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së 2 Korrikut 1990, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje të veçanta për katër delegatët e asaj kohe nga Gjilani.
Mirënjohje i është ndarë Isa Shefkiut, Isuf Konjufcës e Skender Aliu, ndërkaq Post Mortum për delegatin Zijadin Salihu.
“Delgatët e Kuvendit të Krahinës së Kosovës në vitet më të rënda dhe në ballafaqimin më të egër, arritën ta sublimojnë kërkesën e popullit të Kosovës dhe qytetarëve të Gjilanit, në mënyrë që të ecet në kërkesën për Republikë. Shpallja e Deklaratës së Pavarësisë është themeli më i fuqishëm i deklarimit të qytetarëve për Republikë dhe de fakto e de jure kjo është data historike e themelimit të Republikës, ndërkaq 17 shkurti 2008 mbetet rishpallje dhe pranim ndërkombëtar i Republikës”, tha Haziri.
Kryetari Haziri tha se këta do të mbeten delegatët që e kanë themeluar Republikën me vullnet të qytetarëve dhe me sakrificën e tyre.
I pari i gjilanasve konfirmoi se në objektin e Komunës do t’i vendosin fotografitë dhe emrat e delegatëve me shkronjat e arta, në mënyrë që gjeneratat e reja t’i shohin kush kanë qenë ata që e kanë përfaqësuar interesin tonë të përbashkët.
-
Nderohen delegatët e 2 korrikut
-
Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, ngjarje emblematike
-
2 Korriku shënohet pa organizim institucional – delegatët kritikojnë institucionet
-
Osmani në 32 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese: Themelet e shtetit janë ngritur mbi të
-
Konjufca për 2 Korrikun: Akti më i guximshëm i asaj kohe