Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka aktivizuar mekanizmat emergjentë, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.
Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht mund të kenë probleme me vërshimet.
“Pas reshjeve të mëdha të shiut e breshrit, menjëherë kam aktivizuar mekanizmat e emergjencave, të cilët po merren me menaxhimin e situatës”, ka thënë Haziri.
Ai ka bërë publik edhe numrat e emergjencave 112, 193 dhe 044125815, të cilët janë 24 orë në dispozicion për qytetarët.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjilani aktivizon mekanizmat e emergjencave, situata stabile pas reshjeve të shiut
-
Haziri: Gjilani nuk rrezikohet nga vërshimet, por nga thatësia
-
Haziri jep detajet si ndodhi aksidenti në Gjilan, aktivizon mekanizmat emergjentë
-
Shiu shkaktoi dëme të vogla në ekonominë familjare dhe bujqësi në Gjilan
-
Të gjitha rrugët në Gjilan të kalueshme