Pas reshjeve të pandërprera të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar mekanizmat e emergjencave, në mënyrë që t’i dalin në ndihmë qytetarëve për çdo eventualiteti.
Përmes një komunikate për media komuna e Gjilanit njofton opinionin se, “deri në këtë moment, situata pas reshjeve të shiut është stabile dhe deri tani nuk ka pasur ndonjë kërkesë për ndihmë nga ana e qytetarëve”, transmeton Koha.net.
Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie 24 orë dhe qytetarët për çdo eventualitet mund të kontaktojnë numrat kujdestar që janë: 112, 193, dhe +37744146738.
Artikuj të ngjashëm