Arbëri

Gjikolli: Z Mobile s’kishte lidhje me Sim2Sim, u atakuam si PTK-ja

Sa i përket fenomenit Sim2Sim, Z Mobile përmes drejtuesit të saj, Milot Gjikolli ka thënë se ka pasur humbje njësoj si VALA.

Ai ka thënë se Z Mobile ka filluar të operojë në dhjetor të vitit 2010. Ndërsa fenomeni Sim2Sim ishte aktiv që nga viti 2007, 2008 e 2009 te të dy operatorët tjerë.

“Deri më 30 shtator kur ARKEP-i merr vendim për regjistrimin e të gjithë numrave dhe kështu të ndalë fenomenin Sim2Sim ishin vetëm 9 muaj që funksiononte Z Mobile. Ne kemi qenë të atakuar nga ky fenomen por nuk kemi qenë pjesë e këtij fenomeni. Z Mobile, zyrtarisht ka pasur humbje nga ky fenomen njësoj si PTK e konkurrenca”, ka thënë ai.

“Nuk e ka bërë Z Mobile, ndonjë kartelë e blerë e Z Mobile ka mundur të shfrytëzohet, por ne nuk kemi qenë të përfshirë, përkundrazi”, ka thënë Gjikolli, duke thënë se Z Mobile ka qenë bashkëpunuese në parandalimin e këtij fenomeni.