Arbëri

Gjikolli: Vetëm më 2016, nga Z Mobile PTK-ja fitoi 11 milionë euro

Milot Gjikolli, nga Z Mobile ka thënë se vetëm në vitin 2016, Z Mobile ka qarkulluar si të hyra bruto mbi 48 milionë euro.

Prej tyre fitim i ka pasur neto mbi 6 milionë. Ndërsa prej qarkullimit të përgjithshëm tonë PTK, në emër të 27 përqindëshit ka marrë rreth 11.8 milionë euro fitim.

“Në emër të shpenzimeve kemi paguar PTK-në edhe mbi 5 milionë euro”, ka thënë ai.

Këto janë të hyra direkte, ndërsa ka përmendur edhe shuma të tjera në emër të thirrjeve që janë bërë nga operatorët tjerë të telefonisë.