Politologu Altin Gjeta, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po e humb durimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së, Gjeta ka thënë se kjo kuptohet prej deklaratat e së martës të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, kanë treguar se po e humb durimi ndaj Vuçiqit, që prej vitesh po kryen akte që e rrezikojnë sigurinë në rajon.
“Deklaratat e djeshme të Cameronit tregojnë se Perëndimi po e humb durimin për presidentin Vuçiq që prej disa vitesh ka kryer akte që e rrezikojnë situatën në rajon. Deklaratat e Cameronit përpara Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Britanik ishin jashtëzakonisht të forta dhe besoj që është një mesazh i qartë për Serbinë dhe presidentin Vuçiq se ai nuk do të tolerohet më për akte të tilla siç ishte ai i 24 shtatorit në Banjskë, apo tentativa për ta destabilizuar Bosnje e Hercegovinën përmes Republikës Sërpska”, ka thënë ai.
Gjeta ka shtuar se Britania e Madhe po kërkon të rifitojë një rol të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare në rendin botëror.
Derisa është deklaruar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Gjeta ka thënë se zgjidhja është mes dy alternativave.
“Në çdo formë Asociacioni do të ishte problematik për sovranitetin e Kosovës, por zgjidhja është mes dy alternativave; nëse Kosova do të themelojë një formë të Asociacionit të komunave serbe dhe të ushtrojë sovranitet në të gjithë territorin e saj, apo do të zgjedhë që të mos ta bëjë këtë dhe të mos e shtrijë autoritetin dhe kontrollin në të gjithë territorin e saj. Kjo është zgjidhje që duhet të bëjë dhe lidershipi në Kosovë të nisë dialog të gjerë me të gjithë aktorët politikë për të vendosur si është më së miri, në interes të Kosovës”, ka theksuar ai.
-
Vuçiqi thotë se të gjithë po përgatiten për luftë
-
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët
-
Vuçiq: Evropa më respekton më shumë mua se çdo lider tjetër të rajonit
-
Gjeta: Dekadë e vështirë për Kosovën, nuk favorizohet më në rrethanat ndërkombëtare
- Vuçiqi po e humb mbështetjen në Serbi, por e ka mbështetjen e madhe ndërkombëtare