Gjermania dëshiron zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën dhe atë sa më shpejt, ka thënë ambasadori gjerman në Serbi Thomas Schieb, transmeton Koha.net.
“Jemi të brengosur për shkak të ideve për këmbimin e territoreve, sepse kjo zgjidhje do të mund të krijonte probleme edhe më të mëdha në planin afatmesëm e afatgjatë”, ka thënë sot në Beograd Schieb.
Diplomati nga Gjermania, siç përcjell b92, ka theksuar se detyra kryesore e Ambasadës gjermane në Beograd është që t’i përkrahë dy procese të ndara- rrugën evropiane të Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
"Detyra kryesore e Ambasadës sonë është ta ndihmojë Serbinë në rrugën evropiane e të bëhet anëtare e BE-së. Njëkohësisht duam ta përkrahim procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi – Kosovë", ka thënë Schieb.
Këto dy procese, ka përfunduar ai, janë lart në agjendën e politikës së jashtme gjermane
-
Ambasadori gjerman në Beograd: Duhet zbatuar gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel
-
Ambasadori gjerman në Serbi: Të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në dialogun Kosovë - Serbi
-
Berlini është i interesuar për krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së re në Kosovë
-
Ambasadori gjerman në Beograd thotë se qeveria e re e Kosovës duhet ta heq taksën
-
Shteti gjerman nuk synon dërgimin e një emisari të posaçëm për dialogun