Gjermania konsideron se krijimi i një qeverie të re në Kosovë është nevojë urgjente për vendin.
Kështu ka thënë Drejtoresha e ministrisë së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore, Sabinne Schütz, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”.
“Ajo që duket e rëndësishme është të vazhdohet me respektimin e vullnetit të votuesve dhe substanca të vendoset përpara – në të mirë të vendit dhe popullit të tij. Ka aq shumë gjëra për t’u bërë, edhe në Kosovë sikur edhe në kontekstin rajonal dhe ndërkombëtar. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne jemi të interesuar për një krijim të shpejtë të qeverisë së re”, ka thënë Schütz në intervistën e cila botohet e plotë në numrin e nesërm të gazetës.
Schütz, e cila para se ta marrë detyrën e re në muajin gusht, ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, ka folur edhe për nevojën që të rinis dialogu Kosovë-Serbi, si dhe parakushtet që duhen plotësuar të dy palët që ky dialog të kthehet në binarë në një atmosferë të përgjithshme të përmirësuar.
Ajo ka folur edhe për mundësitë që Kosova të marrë liberalizimin e premtuar të vizave, por edhe nevojën që qeveria e re të jetë funksionale dhe të vazhdojë me reformat, posaçërisht ato në fushën e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
-
Schütz: Është e paimagjinueshme që dy shtete anëtare të BE-së të mos e njohin njëra-tjetrën
-
Krijimi i shpejtë i Qeverisë së re është antidoti për problemet e Kosovës, thotë Schütz
-
Gjermania pret qeveri të besueshme dhe stabile në Kosovë
-
Weber: Qeveria e re gjermane duhet të bëjë kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi
-
Scholz në samitin e Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi