Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania e përkushtuar për zhvillimin e turizmit në Kukës

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz shprehu mbështetjen për zhvillimin e turizmit në Kukës, ndërsa veçoi një projekti konkret që po zbatohet nga GIZ në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Danimarkës.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe mbështetjes së Gjermanisë per Bashkinë e Kukësit, përmes realizimit të një sërë projektesh nga KFV, GIZ apo bashkëpunime të tjera në fusha të ndryshme.

Një temë tjetër e rëndësishme e këtij takimi ishte riintegrimi i azilkërkuesve të kthyer nga Gjermania, përfshirja e tyre në skemën e ndihmës ekonomike dhe mundësi të tjera për mbështetje, përcjell ATSH.

Ambasadorja e Gjermanisë garantoi bashkëpunimin e mëtejshëm në të gjitha fushat e veçanërisht në zhvillimin e turizmit përmes një projekti konkret, i cili ka nisur se zbatuari rreth tre muaj më parë nga GIZ në bashkëpunim edhe me mbështetjen e Ambasadës së Danimarkës.

Edhe Merzi thotë se do të bashkëpunojë me Sirinë për riatdhësimin e refugjatëve sirianë Botë 3 muaj më parë Merzi thotë se do të bashkëpunojë me Sirinë për riatdhësimin e refugjatëve sirianë

Në takim u fol edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme.