Një shtëpi që “mendon” vetë. Një sistem përmes së cilit shtëpia shndërrohet në një “makinë inteligjente”.
Kjo parashihet të jetë e ardhmja më e afërt e njerëzimit. Dhe kjo duhet të jetë arsyeja që i ka tërhequr 14 nxënës të shkollës së mesme profesionale “Gjin Gazulli” në Prishtinë, për të ndjekur vitin e kaluar trajnimin “Smart Home Europe”, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Preke inovacionin” ishte motoja, të cilën e kanë zgjedhur nxënësit në momentin që i janë bashkangjitur trajnimit disamujor, i cili është organizuar nga GIZ-i dhe është kryer nga “Smart Home Europe”, i përkrahur nga Qendra Inovative e Kosovës (ICK).
Ata janë gjenerata e parë dhe e vetme deri më tani në Kosovë, e cila është aftësuar për të funksionalizuar një sistem të tillë në Kosovë ose në cilindo vend tjetër. I tërë trajnimi ka zgjatur 360 orë. Është mbajtur çdo ditë, nga e hëna deri të premten. Tri orë brenda ditës, pas orarit të mësimit.
Njëri prej nxënësve nga klasa e 11-të, në drejtimin e Informatikës, Driton Gashi, rrëfen për rëndësinë, fazat e realizimit, si dhe për aftësimin nga ky trajnim. Për herë të parë rreth tij thotë se kishin dëgjuar nga disa profesorë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)