Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjenerali Rama ngrin pozitën në pritje të udhëheqjes së Komandës së Forcave të Armatosura

Komanda e Forcave Tokësore që dy vjet udhëhiqet nga zëvendëskomandanti i saj, pasi pozita e komandantit mbeti vakante në momentin kur Rrahman Rama u emërua komandant i FSK-së.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama mohon faktin se e ka ngrirë këtë pozitë deri në momentin kur lirohet nga komanda e gjithë forcës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arsyeja që jep ai është se pozita mbeti pa u plotësuar, për shkak të pritjes së transformimit të FSK-së në FAK.

Por ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ka pranuar faktin që procesi i emërimit të komandantit dhe vetë gradimet brenda Forcës janë vonuar.

Ai bëri të ditur se tashmë është krijuar komisioni dhe në bazë të meritave do të bëhen gradimet, duke përfshirë edhe emrin e Komandantit të Komandës së Forcave Tokësore.