Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjenerali Clark nderohet me Medaljen Presidenciale Jubilare

Gjenerali amerikan, Wesley Clark është nderuar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Kjo dekoratë, Clarkut i është dhënë në shenjë mirënjohje për kontributin që ka dhënë për Kosovën.

“Populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark”, ka thënë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.