Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjendja politike në Kosovë “pezullon” procesin integrues

Foto: Driton Paçarada / Koha

Gjendja politike në të cilën ka hyrë Kosova pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, përveç efekteve tjera, nga ekspertët po konsiderohet se do ta vë në pezullim edhe procesin edhe ashtu të ngadaltë integrues të Kosovës për në Bashkimin Evropian.

Reformat në sistemin e drejtësisë dhe fushat tjera që kërkohen në procesin e integrimit evropian vlerësohet se do të shënojnë ngecje për shkak të situatës politike të krijuar në vend.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje, të premten më 19 korrik, pasi që kishte marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria në dorëheqje, edhe ashtu ka pasur një performancë të dobët në proceset integruese, por, që tani në situatën politike në të cilën ndodhet vendi, sipas tij, do të jetë edhe më e vështirë.

“Duke marrë dy kritere, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe liberalizimin e vizave, mund të themi se Qeveria e dorëhequr gjatë mandatit të saj nuk ka arritur të tregojë progres në fushën e integrimit evropian”.

“Tani kur Qeveria është në dorëheqje kjo ndikon negativisht në procesin e integrimeve evropiane. Nëse deri më sot kemi pasur ecje të ngadaltë në fushën e integrimit, tani do të kemi një pezullim të procesit. Duke pasur parasysh organizimin e zgjedhjeve, mbajtjen e tyre, pastaj konstituimin e institucioneve të reja, unë mendoj se nuk do të kemi asnjë zhvillim së paku për një vit në proceset integruese”, thotë Shasha.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.

Artikuj të ngjashëm