Po vazhdojnë ende kërkimet nën rrënojat e ndërtesave në Thumanë.
Ende mendohet se nën to kanë mbetur edhe 6 persona.
Ndër to është edhe një 20-vjeçare. Familjarët e saj thonë se ajo ishte duke fjetur, raporton KTV.
Ndërkaq, në 12 ka arritur numri i atyre që janë nxjerrë të vdekur nga rrënojat.
Nënkryetari i bashkisë së Thumanës, Ilir Loci, thotë që mbi 20 persona janë shpëtuar, ndërsa kërkimet vazhdojnë ende.
Edhe
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
Banorët e Thumanës e kanë kaluar natën nën qiell të hapur.
Ndër të tjerash, ata ankohen edhe për mënyrën se si po ndahen ndihma.
Mirëpo, përkundër të ftohtit, një pjesë e tyre thonë se e rëndësishme është që kanë shpëtuar e janë të trishtuar për fatin e komshinjve të tyre.
Por, për kushtet ka folur nënkryetari i bashkisë së Thumanës, Ilir Loci.
Ai thotë se gjendja është e rëndë dhe po mundohen të sigurojnë më shumë tenda.
Ndërkaq, ndihmë këtyre banorëve u është ofruar edhe nga shoqata të ndryshme nga Kosova.
Në Thumanë ka qëndruar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Edhe
Shënohet Dita e të zhdukurve, Kurti bën thirrje për trysni ndërkombëtare mbi Serbinë
Ky i fundit është shprehur i gatshëm të ndihmojë edhe financiarisht dhe ka thënë se do t'i paguajë shpenzimet e disa familjeve nëse vendosen në ndonjë hotel të zonës që është më i sigurt, ose edhe në Prishtinë.
Ndihma kanë ardhur në Thumanë edhe nga vendet e tjera, teksa banorët kanë kërkuar të kenë më shumë ushqim e gjëra themelore për mbijetesë.